Milan kërkon katër lojtarë të Real Madrid

Milan nuk i plotësoi pritjet këtë sezon, ku po lufton për të dalë në Evropë, kështu që dëshiron të forcojë ndjeshëm skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sport

18/07/2020 11:33

Mediet italiane raportojnë se Luka Jovic i Real Madrid, mund të jetë pasuesi i Zlatan Ibrahimovic.

Sidoqoftë, Marca raporton se Milan janë të interesuar edhe për tre lojtarë të tjerë të Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Bisedimet kryesore po zhvillohen për Luka Jovic, por Milan janë të interesuar edhe për Martin Odegaard, Eder Militao dhe Luca Vazquez.

Odegaard dhe Militao do të huazoheshin fillimisht, me të drejt blerje në fund të sezonit./Lajmi.net/