Milan e nis me fitore sezonin e ri, triumfon ndaj Sampdorias

AC Milan ka shënuar fitore në udhëtim te Sampdoria, në kuadër të xhiros së parë në Seria A.

Sport

23/08/2021 22:43

“Rossonerët” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm e realizoi Brahim Diaz pas një asistimi nga David Calabria (9′).

Milan në fakt dominoi në të gjitha aspektet, por që u mungoi vetëm goditja finale që t’i konkretizonin rastet.

Ndërkohë, Sampdoria provoi të krijonte mundësi shënimi përmes kundërzbritjeve, që u mungonte finalizimi.

Me këtë fitore, Milan renditët në pozitën e tetë me tre pikë, derisa Sampdoria qëndron në vendin e 16-të pa pikë./Lajmi.net/