Milan dhe Club Brugge duan të mbyllin marrëveshjen për De Ketelaere para së dielës
Charles De Ketelaere vazhdon të jetë vetëm një dëshirë për skuadrën e Milan. Përfaqësues të Milan janë takuar dje me përfaqësues të skuadrës së Club Brugge në qytetin e Zvicrës, Lugano, ku u diskutua për De Ketelaere. Siç bëjnë të ditur mediat italiane dhe ato belge, palët nuk kanë arritur të dakordohen dje, përcjell lajmi.net.…

Sport
Charles De Ketelaere vazhdon të jetë vetëm një dëshirë për skuadrën e Milan.
Përfaqësues të Milan janë takuar dje me përfaqësues të skuadrës së Club Brugge në qytetin e Zvicrës, Lugano, ku u diskutua për De Ketelaere.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane dhe ato belge, palët nuk kanë arritur të dakordohen dje, përcjell lajmi.net. Megjithatë, synimi i skuadrave është i njëjtë.
Të dyja palët synojnë që të mbyllin një marrëveshje për De Ketelaere para ditës së diele.
Charles De Ketelaere nuk është grumbulluar me skuadrën e tij në ndeshjen e parë këtë sezon dhe thuhet të ketë një marrëveshje personale me Milan.
Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të gjejnë formulën e saktë për të marrë kartonin e CDK. /Lajmi.net/