Milan dhe Atalanta në garë për Origin
Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi është një ndër emrat që mund të rikthehen në Seria A.

Sport
Në fakt, dy klube italiane janë duke garuar për të siguruar shërbimet e belgut gjatë verës, transmeton lajmi.net.
Milan është skuadra kryesore ngase dëshiron të zëvendësojë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, që ka arritur moshën mbi 40 vjeç.
Ndërsa, skuadra tjetër e interesuar është Atalanta, që synon që përmes Luis Muriel ta bind futbollistin për kalimin në Bergamo.
Ndërkohë, Liverpool do pranojë ta shesë futbollistin, mirëpo vetëm nëse paguhet ndonjë vlerë e 25 milionë eurove dhe nuk preferon huazimin./Lajmi.net/