Mihajlovic tek Roma? Kjo është përgjigja e agjentit të trajnerit serb
Skuadra e Romës dhe Claudio Ranieri kanë ndarë rrugët e tyre, duke lënë ‘bosh’ stolin e skuadrës italiane.

Sport
Dështimi për kualifikim në Ligën e Kampionëve ka bërë që Ranieri të largohet nga skuadra kryeqytetase.
Tashmë, pyetja kryesore në skuadër është se kush do të jetë trajneri për sezonin e ardhshëm, dhe një nga emrat që po shihet si potencial për ta marrë drejtimin e skuadrës është serbi Sinisa Mihajlovic.
Një mundësi të tillë nuk e ka hedhur poshtë as agjenti i trajnerit serb, i cili ka lënë gjithçka të hapur për verën.
“Ne do të shohim, ata janë duke kërkuar një trajner” ka thënë fillimisht agjenti i trajnerit, duke lënë gjithçka të hapur, transmeton lajmi.net.
“Do të thosha se rruga drejt Lazios nuk është ajo që do të ndjekim. Lazio nuk janë duke kërkuar trajner. Ka pasur zero kontakte me ta” ka thënë tutje ai.
I pyetur nga gazetari ‘Po rivalët e tyre?’, ai u përgjigj:’ Ne do të shohim, ata po kërkojnë trajner”.
Mihajlovic aktualisht është duke udhëhequr skuadrën e Bolognas, por ai mund të kalojë shumë lehtë në kryeqytet. /Lajmi.net/