Mihajlovic lavdëron Shqipërinë

Sinisa Mihajlovic ka thënë se loja si ekip dhe disiplina janë elementet të cilat kanë bërë që Shqipëria t’i ketë 11 pikë në grupin e saj.

Sport

14/09/2015 13:08

Mihajlovic ka kërkuar më shumë disiplinë nga lojtarët e tij, ndërsa për t’ua ilustruar më mirë atë që e kërkon lojtarëve të tij, ai e ka bërë një krahasim mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Rregullat janë thelbësore. Pa rregull talenti nuk vlen. Ne serbët kemi pasur gjithmonë përfaqësuese të madhe, por nuk kemi fituar kurrë, sepse secili bënte atë që donte. Jo rastësisht Shqipëria ka 11 pikë në grup dhe Serbia më pak”, ka thënë Mihajlovic.

Deklaratat e trajnerit vijnë pas humbjes që Milan e pësoi nga Inter në derbi, duke shpërdoruar disa raste të qindpërqindëta të cilat u kushtuan në fund.