Migrimi, tema e DokuFest-it këtë vit
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, këtë vit, në edicionin e tij të 14, temë do të ketë migrimin.
ShowBiz
Ky festival që këtë vit mbahet nga 8 deri më 16 gusht, këtë temë e ka caktuar muaj më parë.
Nita Deda, nga DokuFest ka bërë të ditur se do të ketë program të veçantë të filmave që i dedikohet migrimit, ekspozitë fotografish e shumë të tjera aktivitete rreth kësaj teme, transmeton lajmi.net.
E në anën tjetër drejtori artistik i këtij festivali thotë se janë bërë dy filma të cilët paraqesin migrimin e fundit në Kosovë.
Njëri nga ta thotë se paraqet vetëm një moment, pjesë nga Stacioni i Autobusit, e tjetri është ende duke u përgatitur.
DokuFest është ngjarja më madhe filmike në Kosovë, që mbahet qoi vit në Prizrem.
Gjithashtu është ndër 25 festivalet më të mirë të filmit dokumentar në botë.(lajmi.net)