Migrena nuk ndikon vetëm në kokë, studimet tregojnë efektet negative të kësaj sëmundje

Me miliona njerëz në botë përjetojnë dhembje koke, apo edhe migrenë, e cila ju qon deri në acarim dhe dhembje të tmerrshme që ju lë në shtrat.

Lifestyle

22/08/2019 14:05

Një studim i më shumë se 2,900 personave me dhembje koke kanë gjetur se në një në 10 persona dhembja e kokës vjen edhe nga fytyra, me ndjesinë e djegies dhe shpimit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Hamburgut shpresojnë se me kuptimin e ndryshimin midis dhembjes së fytyrës dhe të kokës do të arrijnë me trajtime të reja për shërimin e kësaj sëmundje, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Dhimbja e fytyrës nuk është njohur si simptomë e dhimbjes së kokës dhe se një shumicë e njerëzve përfundojnë duke pritur për një kohë të gjatë për të gjetur një diagnozë dhe trajtim të duhur – deklaroi autori i këtij hulumtimi Arne May.

Ky studim tregon se dhembja e fytyrës nuk është e rrallë dhe për shumë njerëz shfaqet në fytyrë e jo në kokë, por këtu njerëzit ngatërrohen dhe e marrin si dhembje koke.

Për të kuptuar më mirë dhimbjen e fytyrës duhet të dimë se a është e njëjtë me atë të kokës, a shfaqen përnjëherë, apo janë dy sindroma të ndryshme. Andaj, ky hulumtim me 2019 njerëz të cilët janë pyetur rreth dhimbjes së kokës dhe rezultoi se më shumë se 10% kanë vuajtur nga dhimbja e fytyrës.  /Lajmi.net/