Arrestohet në Gjakovë një person i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit me 3 vjet burg
Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë një person të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer më 6 korrik 2026 nga Njësia për Ndërlidhje me…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë një person të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer më 6 korrik 2026 nga Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, e cila vepron në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, raporton lajmi.net
Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej tre vjetësh burg, ku llogaritet edhe koha që ai ka kaluar në paraburgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe ekzekutimin e urdhër-arresteve, me qëllim forcimin e rendit publik, sigurisë dhe sundimit të ligjit./Lajmi.net/