Policia gjen municion dhe armë në një shtëpi të pabanuar në një fshat të Zubin Patokut – Nuk ka të arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në veri të vendit. Qytetarët i kanë njoftuar se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka, komuna Zubin Potok, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale. “Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në veri të vendit.
Qytetarët i kanë njoftuar se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka, komuna Zubin Potok, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionin e dyshuar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një (1) arme te gjatë gjysme automatike;
– Treqind e nëntëdhjetë e dy ( 392) fishek te kalibrit 7.62 mm,
– Njëqind e njëzet e tre ( 123) fishek kalibër 7.9 mm
– Pesëmbëdhjetë (15) fishek te pushkës se gjuetisë
– Njëmbëdhjetë (11) fishek te pushkës se gjatë
– Tre (3) fishek manovrues
– Tetëmbëdhjetë fishek (18) te armës se shkurt
– Dy (2) fishek te armës se gjate
– Gjashtë (6) gëzhoja te llojeve te ndryshme
– Një (1) bajonetë”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në lidhje me këtë rast, deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga njesitë kompetente.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe besimin e treguar, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm përmes numrit emergjent 192. Vetëm përmes partneritetit të ngushtë ndërmjet policisë dhe qytetarëve mund të ndërtohet dhe të garantohet një ambient i sigurt, i qetë dhe paqësor për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: