Miftaraj: Policia e Kosovës më profesionalja në Ballkan, momenti me UÇK-në “epik”
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar Policinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga policitë më profesionale në Ballkan dhe më gjerë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miftaraj ka veçuar edhe një moment ku pjesëtarë të UÇK-së dhe drejtues të Policisë së Kosovës uruan dhe falënderuan njëri-tjetrin, raporton…
Lajme
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar Policinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga policitë më profesionale në Ballkan dhe më gjerë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miftaraj ka veçuar edhe një moment ku pjesëtarë të UÇK-së dhe drejtues të Policisë së Kosovës uruan dhe falënderuan njëri-tjetrin, raporton lajmi.net
“A e din ky popull që e kemi Policinë më profesionalen dhe më të mirën në Ballkan dhe më gjerë. Ai momenti kur Çlirimi UÇK dhe komandanti i policisë urojnë dhe falënderojnë njëri-tjetrin – EPIK, i papërsëritshëm”, ka shkruar Miftaraj./Lajmi.net/