Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, pjesë e planit për destabilizim

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski, vlerëson se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë, ishte pjesë e planit për destabilizim. Ai thotë se faji për këtë vepër nuk është te ndonjë institucion i caktuar, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Sipas tij, këto veprime bëhen për…

Lajme

16/09/2024 20:46

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski, vlerëson se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë, ishte pjesë e planit për destabilizim.

Ai thotë se faji për këtë vepër nuk është te ndonjë institucion i caktuar, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Sipas tij, këto veprime bëhen për shkak të panikës në të cilën ndodhen struktura të caktuara, të cilët sipas tij, kanë marrë informacione se hetimi u është afruar.

Të shtunën opozita shqiptare reagoi për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe nga vendkalimet kufitare dhe zëvendësim të tyre me të reja, të cilat ishin vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frënge.

Tabelat më pas përsëri u hoqën dhe u kthyen ato me mbishkrimin shqip.