Metallica me këngë të re

\"Është treguese për gjendjen e tanishme të kokës tonë kreative,\" thotë Lars Ulrich për magazinën Rolling Stone.

ShowBiz

17/03/2014 22:34

“Ju kemi premtuar fansave tanë se ne do të bëjmë një këngë të re dhe ne kemi shkruar dhe krijuar një rrugë dhe do t’ju gjuajmë diçka të dielën,” tha Lars Ulrich nga Metallica për Rolling Stone, javën e kaluar.

Legjendat e metalit kanë debutuar këngën e re — epikën e gjatë tetë minuta “The Lords of Summer” — gjatë koncertit të tyre në Bogota, të Kolombisë, të dielën e kaluar. Kjo është muzika e parë origjinale e grupit që nga “Beyond Magnetic EP” e vitit 2012, dhe ato këngë ishin pjesë të papublikuara nga “LP Death Magnetic” e vitit 2008.

Metallica tani janë në pjesën e parë të tour’it të tyre të quajtur “Metallica by Request,” e cila do t’i dërgojë ata në Amerikën Jugore, Europë dhe Kanada.

Lirika e këngës përfshinë vargun, “The Lords of Summer have returned (Zotërat e Verës janë kthyer),” por Metallica mund të flasin për vehten, duke konsideruar se kënga bënë pjesë e këngëve të gjata , të cilat e përfaqësojnë thelbin e grupit që nga mesi i viteve të 80’ta.