​Meta takon Osmanin: Koordinim në luftën kundër trafikut

Lajme

25/05/2022 18:07

Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike”, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi sot një takim me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

Meta dhe Osmani ndanë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligj-zbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

“Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë qasje dhe ndihmë të pakushtëzuar”, tha presidenti Meta./ATSH/