Meta flet për raportin me kryeministrin Rama

Presidenti Ilir Meta ne një interviste me gazetarin Sokol Balla, foli ne daljen e tij te pare ne këtë post, edhe për raportet e përkeqësuara me kryeministrin Rama.

Lajme

24/07/2017 21:49

Balla: Pse u përkeqësuan kaq shpejt dhe deri në këtë pikë?

Meta: Di që mesa duket shumica e pyetjeve tuaja kërkojnë të na kthejnë para orës 18:00. Uhe s’kam asnjë të drejtë të censuroj pyetjet tuaja, kanë qenë raportie që kanë qenë të së kaluares, tani unë jam i hapur për raporte të reja, institucionale, bashkepunimi me të gjithë aktorët politikë në vend pa asnjë lloj paragjykimi.

Balla: Zoti Rama ju ka telefonuar sërish dhe sërish nuk i jeni përgjigjur

Meta: Ne sapo u takuam

Balla: I dhatë dorën dhe i shikonit atletet

Meta: Unë nuk impresionohem nga atletet, janë një zgjedhje mjaft noramele, s’është hera e parë, në kuptimin s’është hera e parë që tërheq vëmendjen time