Messi synon ‘lavdinë’ me Argjentinën

19:19 | 10 Korrik 2021

Argjentina dhe Brazili do të përballen në kuadër të finales së Copa America.

Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Brazilit do të ballafaqohen nesër nga ora 02:00 në kuadër të finales së Kupës së Amerikës, shkruan lajmi.net.

Kjo përballje pritet të jetë e zjarrtë duke marrë parasysh rivalitetin që kanë dy skuadrat më të mira të Amerikës Latine.

Futbollisti argjentinas Messi në këtë duel synon ta thyej ‘mallkimin’ e finaleve të humbura me Argjentinën dhe të fitojë trofen e parë me kombëtaren.

34-vjeçari, ka fituar gjithçka në nivel klubesh por me kombëtare ka qenë i pafat pasi ka humbur tri finale të Copa Americas në vitet 2007,2015,2016, dhe finalen e Kupës së Botës në vitin 2014.

Futbollisti më i mirë në botë do të jap gjithçka nga vetja në ndeshjen ndaj Brazilit që të fitoj trofeun e shumëkërkuar me Argjentinën. /Lajmi.net/