Messi paguan dënimin, 5 milionë euro

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij Jorge kanë paguar dënimin prej 5 milionë eurosh te autoritetet spanjolle pasi ishin akuzuar për mashtrim në tatime, ka njoftuar një gjykatë të enjten. Çifti ka deponuar 5 milionë e 16 mijë e 542.27 euro si dënim dhe formë e “pagesës korrekte”, ka shtuar gjykata në…

Sport

05/09/2013 11:10

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij Jorge kanë paguar dënimin prej 5 milionë eurosh te autoritetet spanjolle pasi ishin akuzuar për mashtrim në tatime, ka njoftuar një gjykatë të enjten.

Çifti ka deponuar 5 milionë e 16 mijë e 542.27 euro si dënim dhe formë e “pagesës korrekte”, ka shtuar gjykata në Gava, afër Barcelonës.

Messi dhe Jorge prapë duhet të paraqiten në një seancë dëgjimore më 17 shtator, edhe pse avokati i tyre ka kërkuar një shtyrje për shkak se futbollisti ka një tjetër obligim të caktuar për atë datë.

Ylli argjentinas dhe babai i tij kanë mohuar mashtrimin, ku akuzohen se kanë fshehur më tepër se 4 milionë euro duke mbushur formularë të parregullt gjatë periudhës 2006-2009.

Messi ka insistuar se me çështjet financiare nuk merret ai e as babai i tij por këshilltarët e tyre.