Messi nuk e ka kërkuar shkarkimin e Enriques

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, nuk e ka kërkuar shkarkimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit.

Sport

10/01/2015 12:32

Lionel Messi nuk e ka kërkuar shkarkimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Së fundmi qarkulluan njoftime se sulmuesi i gjigantit katalan është i pakënaqur me strategun dhe i ka bërë thirrje kryesisë së klubit që ta largojë nga detyra.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, ka cituar burime të afërta me Messin që kanë përgënjeshtruar një thirrje të tij për largimin e Enriques nga detyra, pas përfundimit të ballafaqimit me Elchen në Copa del Rey të enjten.