Messi, një gol larg rekordit

Nëse shënon edhe sot kundër Elches, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të vendos rekord të ri të golave në karrierën e tij të deritashme, duke e shndërruar janarin në muajin më të preferuar.

Sport

24/01/2015 09:54

Nuk ka ndeshje ku Lionel Messi nuk e thyen një rekord.

Dhe, sot ai do të ketë rastin të shënojë një tjetër në duelin sy mysafir ndaj Elches.

Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 53 gola në karrierë gjatë muajit mars (në të gjitha garat), shifër të cilën e ka barazuar edhe në janar, falë gjashtë golave deri më tani gjatë vitit 2015.

Andaj, ndaj Elches ai do të ketë një arsye tjetër për të realizuar duke e shndërruar janarin në muajin e tij të preferuar për të realizuar gol.