Messi mungoi në stërvitjet e Barcelonës

Lionel Messi nuk është paraqitur fare në stërvitjet e sotme që ka bërë skuadra e Barcelonës, për arsye personale.

Sport

02/02/2015 18:37

Barcelona i ka dhënë leje Messit që të mungojë në stërvitjet e sotme për shkak të arsyeve personale.

“Skuadra e parë e Barcelonës ka stërvitur në mëngjesin e ditës së sotme në Ciutat Esportiva Joan Gampes”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga klubi katalanas.

“Neymar, Alves dhe Douglas kanë bërë punë specifike, teksa Messi mungoi për shkak të arsyeve personale, me lejen e plotë të skuadrës”.