Messi më afër se kurrë rikthimit te Barcelona

Leo Messi pritet të rikthehet në shtëpin e tij ‘Camp Nou’. Sipas ‘L’Equipe’, Lionel Messi tani do të largohet nga PSG në fund të sezonit, me marrëdhëniet mes klubit dhe lojtarit të pariparueshëm, transmeton lajmi.net. Sipas raportit, Messi dhe shoqëruesit e tij fillimisht kishin rënë dakord të nënshkruanin një zgjatje njëvjeçare me PSG-në, megjithatë, performancat…

Sport

04/04/2023 07:58

Leo Messi pritet të rikthehet në shtëpin e tij ‘Camp Nou’.

Sipas ‘L’Equipe’, Lionel Messi tani do të largohet nga PSG në fund të sezonit, me marrëdhëniet mes klubit dhe lojtarit të pariparueshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit, Messi dhe shoqëruesit e tij fillimisht kishin rënë dakord të nënshkruanin një zgjatje njëvjeçare me PSG-në, megjithatë, performancat e tyre të fundit e kanë dekurajuar atë nga vazhdimi.

Raportet kanë sugjeruar se Barcelona është e prirur ta rikthejë atë në ‘Camp Nou’ dhe me largimin e tij nga parisienët është shumë i mundshëm.

Përveç Barçës interesim për yllin argjentinas kanë shfaqur edhe nga Arabia Saudite dhe Amerika./Lajmi.net/