Messi, lojtari më i paguar në botë

Edhe një herë, sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi kryeson listën e futbollistëve më të paguar në futboll sipas revistës France Football, me sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo dhe brazilianin Neymar Jr. që qëndrojnë në podium.

Sport

24/03/2020 09:16

Studimi mbi lojtarët me pagë më të lartë në futbollin botëror është kryer nga media franceze në bazë vjetore që nga viti 1999 dhe pretendon se lojtari argjentinas do të fitojë afërsisht 131 milionë euro këtë vit.

Sasia pasqyron pagën, shpërblimet dhe të ardhurat nga reklamat, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është në vendin e dytë me një fitim të pritur prej 118 milionë (një rritje prej pesë milion nga viti i kaluar) dhe në vendin e tretë është Paris-Saint Germain Neymar me një total prej 95 milionë eurosh, një ngritje prej 4.5 nga sezoni i kaluar. /Lajmi.net/