Messi kundër Ronaldos, ja kush qëndron më mirë sa i përket statistikave në Ligën e Kampionëve
Sot (e hënë) u tërheq shorti për fazën e eliminimit direkt në kuadër të 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve.

Sport
Në shortin e hedhur, derbi më i zjarrtë ishte mes PSG-së dhe Manchester Unitedit, ku do shohim sërish betejën mes dy më të mirëve të të gjitha kohërave, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldos, shkruan lajmi.net.
Dyshja do takohen në një fazë të eliminimit direkt për herë të parë që nga sezoni 2010/11, ku u përballen në gjysmëfinale.
Lionel Messi and Cristiano Ronaldo will meet in the Champions League knockout stages for the first time since the 2010/11 semi-final.
? vs ?#UCLdraw #UCL pic.twitter.com/G8fubkX0q1
— Squawka Football (@Squawka) December 13, 2021
Nëse i shohim statistikat e dy më të mirëve në Ligën e Kampionëve, portugezi qëndron më mirë në krahasim me argjentinasin.
Ronaldo ka më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve me 141 gola, derisa Messi zë pozitën e dytë me 123 gola.
Për çudi, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka statistika më të mira edhe nga ana e asistimeve, ku ka asistuar 43 herë në 183 ndeshje, derisa Messi zë prapë pozitën e dytë me 36 asistime në 152 ndeshje.
Përballja e parë që zhvillohet në “Parkun e Princave” me 22/23 shkurt 2022, derisa ajo kthyese në “Old Trafford” zhvillohet me 15/16 mars 2022./Lajmi.net/