Messi ia bën ‘sefte’ me Argjentinën

Argjentina ka mposhtur Brazilin 1-0.

Sport

11/07/2021 08:31

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar trofeun e Copa America pasi mposhti Brazilin 1-0, shkruan lajmi.net.

Ky trofe ishte i pari për Leo Messin me fanellën e Argjentinës.

Messi, ishte gjithmonë i kritikuar për faktin që nuk kishte fituar trofe me kombëtaren e tij, dhe kishte humbur katër finale.

34-vjeçari, e morri me seriozitet maksimal këtë garë të Kupës së Amerikës, dhe e udhëheqi skuadrën e tij drejt trofeut falë katër golave dhe pesë asistimeve që ka bërë në këtë turne.

Futbollisti i Barcelonës u shpall golashënuesi dhe futbollisti më i mirë i këtij edicioni të Copa America.

Kështu ylli argjentinas, më në fund fiton trofeun e shumëkërkuar me Argjentinën, dhe tani i mungon vetëm Kupa e Botës për të fituar gjithçka çka mund të fitojë një futbollist me ekip dhe kombëtare. /Lajmi.net/