“Messi është një mrekulli, gjeniu i ardhshëm në futboll do të jetë me fizik super-njeriu sikurse Ronaldo”

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë duke numëruar vitet e fundit në futboll.

Sport

10/02/2020 19:35

Dyshja e pakrahasueshme po iu afrohen të 40’ave dhe tashmë të gjithë po mendojnë për futbollin pas këtyre dy lojtarëve. Kush do të jetë pasuesi i tyre? Ose më saktë, a do të ketë një pasues të denjë për dyshen Messi-Ronaldo?

Dilema e fundit është shtruar nga Jorge Valdano, ish lojtar i Argjentinës dhe ish pjesë e stafit të Real Madrid. Ai ka tentuar të tregojë se si do të duket pasuesi i Messit – gjeniut të futbollit.

Valdano beson se Messi është një mrekulli në vete – kurse për pasuesin e tij, thotë se do të ketë një fizik super-njeriu, sikurse të Cristiano Ronaldos.

“Messi vë gjithçka në kontradiktë. Duke qenë një gjeni, ai mund të ndryshojë gjithçka. Ai ka fuqinë e një heroi, të një super-ylli. Në fushë, ai ka forcën të çekuilibroi secilën skuadër. Ai ka vendosur tri nga katër rezultatet e fundit me influencën e tij. Ai është më i pjekur dhe më i vetëdijshëm për forcat e tij” ka thënë Valdano për ‘Tiempo’, transmeton lajmi.net.

“Është vetëm një Messi. Është vështirë të dish se çfarë do të vij pas tij. Duke pasur në konsideratë se një gjeni lind çdo 15 ose 20 vjet, i ardhshmi do të jetë me prapavijë më akademike. Messi është një mrekulli: ai zotëron dhuratën e rrugëve dhe akademisë. Deri në moshën 13 vjeçare, ai u rrit në Argjentinë, me edukim jo-formal, pastaj kaloi te Barcelona, ku mësoi futbollin atraktiv – por ishte shumë më formal.”

“Rrugët janë zhdukur nga shkollat stërvitëse për lojtarët e futbollit. Messi i ardhshëm do të jetë më shumë si Cristiano Ronaldo sesa si Messi, më super-njeri në fizik, më kompetitiv, aq heroik, por me përbërje tjetër” ka shtuar ndër të tjerash Valdano.

Këto komente të Valdano na lënë të kuptojmë se një lojtar si Messi vështirë se do të shihet më ndonjëherë. E ardhmja e futbollit me shumë gjasë do të varet nga etika e punës së lojtarëve që po vijnë, pasi një Lionel Messi nuk mund të përsëritet më. /Lajmi.net/