Messi, egjel për Bilbaon
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka bilanc të jashtëzakonshëm në duel me Athletic Bilbaon. Ylli argjentinas ka shënuar shtatë gola në gjashtë duelet e fundit të skuadrave në Camp Nou.

Sport
Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në vizitën në Camp Nou për shkak se “secili prej tyre do të shënojë, sidomos Messi”.
Dhe, ai e di shumë mirë se çka flet.
Ylli argjentinas ka bilanc të jashtëzakonshëm në ballafaqim me skuadrën baske.
Messi ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e fundit me Bilbaon në Camp Nou, të përfunduara me dy barazime dhe katër fitore të skuadrës së tij.
Andaj, sot me fillim në ora 16:00, Messi do të hyjë në duelin e radhës me ekipin të cilit vazhdimisht ia ka tundur rrjetën.
Por, se a do të arrijë të shënojë edhe sot, kjo mbetet të shihet. Kurse, ju sjellim golin e fundit të Messit ndaj Bilbaos.