Messi e “shtang” PSG-në me kushtet e reja, largimi nga “Parku i Princave” gjithmonë e më afër
E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek mediat ndërkombëtare. Ylli argjentinas i futbollit pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germain dhe raportimet për një rikthim te Barcelona janë gjithmonë e në rritje. Gazeta franceze “La Parisien” raporton se Lionel Messi i ka kërkuar kushte të reja Paris Saint-Germainin…
Sport
E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek mediat ndërkombëtare.
Ylli argjentinas i futbollit pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germain dhe raportimet për një rikthim te Barcelona janë gjithmonë e në rritje.
Gazeta franceze “La Parisien” raporton se Lionel Messi i ka kërkuar kushte të reja Paris Saint-Germainin për të rinovuar kontratën, kushte të cilat janë larg me politikat e klubit, transmeton lajmi.net.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka kërkuar rritje të pagës së tij, e cila pritet të refuzohet nga krerët e PSG-së.
PSG-ja në të njëjtën kohë kërkon të limitojnë shpenzimet, duke zvogluar pagat e futbollistëve, sidomos të atyre që janë në fund të kontratës.
Kësisoj, duke parë këtë situatë, largimi i Lionel Messit nga kryeqyteti francez është gjithmonë e më afër.
35-vjeçarit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin në qershor të këtij viti.
Messi iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021 nga Barcelona si futbollist i lirë./Lajmi.net/