Messi e përkrahë Gutierrezin

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka uruar rikthimin në fushat e lojës të Jonas Gutierrezit, i cili arriti me sukses të lartë të fitojë luftën kundër kancerit.

Sport

07/03/2015 16:35

Jonas Gutierrez e fitoi luftën kundër kancerit dhe kështu u rikthye përsëri në fushat e lojës, teksa një gjë e tillë është mirëpritur shumë nga bashkëkombësi i tij, Lionel Messi.

“Sa e mrekullueshme është që të të shoh përsëri ty në fushë, Jonas”, ishte postimi i shkruar në Facebook nga Messi të cilin e shoqëroi gjithashtu dhe me një fotografi.

Përndryshe, Gutierrez luajti disa minuta në takimin e vikendit kundër Manchester United, që ishte loja e tij e parë që nga diagnostifikimi me kancer gjatë vitit 2013.

Gutierrez