Messi dhe Benzema lojtarët me më së paku ‘fat’ këtë sezon?!

Lionel Messi dhe Karim Benzema, përkundër faktit që kanë shënuar gola të shumtë në La Liga, ata gjithashtu nuk e kanë pasur 'fatin pas vetes'.

Sport

24/04/2021 08:29

Argjentinasi është golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle me 25 gola, i ndjekur nga Benzema me 21, njofton lajmi.net.

Në një statistikë të publikuar nga OptaJose, thuhet se Messi dhe Benzema kanë goditur shtyllën nga 12 herë secili, duke treguar edhe një herë formën e tyre të lartë.

Në top 5 Ligat Evropiane, asnjë lojtar tjetër nuk ka qenë më i ‘pa fat’ sesa Messi e Benzema.

Robert Lewandowski i Bayern Munich ka goditur shtyllën në 9 raste, ndërsa Duvan Zapata i Atalanta (8) dhe Ollie Watkins i Aston Villa (8) janë lojtarët e tjerë që kanë goditur më së shumti shtyllën këtë sezon./Lajmi.net/