Messi “bukurosh”, ja ku pozicionohet në renditjen e fytyrave më të bukura në botë

Lionel Messi përveç që shkëlqen me topin, ka filluar të konsiderohet edhe prej më të bukurve.

Sport

11/01/2019 15:37

Argjentinasi deri vonë është konsideruar prej lojtarëve që është më pak tërheqës.

Por, viteve të fundit, asi i Barcelonës ka shkurtuar flokët, ka rritur mjekrën dhe është ngjitur diçka më lartë në pozitat e më të bukurve, sipas kritereve të caktuara nga njerëz të panjohur.

“Mundo Deportivo” shkruan se Messi renditet i 98-ti nga 100 fytyrat më të bukura në botë, transmeton lajmi.net.

Duket se argjentinasi ka fituar çdo trofe të mundshëm, përveç atyre me skuadrën kombëtare dhe tashmë po kujdeset për pamjen e tij.

Kujtojmë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo renditet diçka më lartë se Messi kur është puna për bukuri./Lajmi.net/