Messi: Barcelona është skuadra më e fortë në botë

Lionel Messi ka deklaruar se Barcelona është skuadra më e mirë në botë, dhe nuk varet nga një lojtar.

Sport

25/11/2016 19:36

Argjentinasi ka qenë pjesëmarrës në një promovim, dhe disa nga pyetjet që ka marrë kanë të bëjnë me Barcelonën dhe La Ligën.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua 29 vjeçarit, është edhe varshmëria e Barcelonës nga ai.

Messi deklaroi se Barcelona nuk varet nga ai, pasi është skuadra më e mirë në botë, dhe skuadra më e mirë në botë nuk varet nga një lojtar.

“Nuk është kështu, nuk besoj se skuadra më e mirë në botë varet nga një lojtar, nuk mendoj kështu”, u përgjigj Messi, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.