Messi i afrohet rekordit të Ronaldos

Leo Messi vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/11/2016 22:56

Ylli i Barcelonës iu është afruar rekordit që e theu Cristiano Ronaldo në edicionin e kaluar të kësaj gare.

Në edicionin e kaluar të Championsit, Ronaldo kishte shënuar plot 11 gola në fazën e grupeve, përcjellë “Lajmi.net”.

Në pesë ndeshjet e deritashme, Messi ka shënuar nëntë gola dhe tashmë e ndajnë dy realizime nga rekordi i Ronaldos.

Në këtë fazë zhvillohet vetëm edhe një ndeshje, ku Barcelona përballet me Borussia Monchengladbachun në “Camp Nou”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.