Mësohet sa do të mungojë Hazard

Futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard, lëshoi fushën në ndeshjen e fundit të kundër Alaves në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Sport

30/11/2020 14:06

Belgu doli nga loja në pjesën e parë, gjë që krijoi shqetësim për Zinedine Zidane.

Nuk dihej shkalla e lëndimit të 29 vjeçarit dhe duke pasur parasysh lëndimet e mëhershme, frika për një lëndim afatgjatë ekzistonte.

Sipas “El Chiringuito TV”, Hazard ka pësuar dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të mungojë 15 ditë./Lajmi.net/