Mësohet pse Liverpool nuk po ofron kontratë të re për Salah

Liverpool nuk e ka për nguti që t’i ofrojë kontratë të re lojtarit të tyre Mohamed Salah, kjo për shkak të probleme me financa.

Sport

19/01/2021 17:49

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në gjithë botën dhe sigurisht as sektori i financave të klubeve të ndryshme nuk ka lënë pa u prekur.

Edhe pse egjiptiani ka një kontratë deri më 2023, e ardhmja e tij këto muajt e fundit është vënë shpesh herë në dyshime, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, së fundmi ka hedhur poshtë gjithë këto spekulime vetë lojtari Salah, duke thënë se do të qëndrojë në klub deri sa është e mundur.

“Unë do të jap gjithmonë më të mirën time për Liverpoolin, jam në këtë klub dhe dua të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur, por siç e kam thënë edhe më herët është në duart e klubit”, tha Salah në një intervistë së fundmi.

Pandemia ka ndikuar që Liverpool të jetë më ‘i kujdesshëm me financat e tyre’ dhe nuk ka plane të menjëhershme për të ofruar rinovime lojtarëve të saj./Lajmi.net/