Mësohet ndeshja kur do të rikthehet Benzema

Lojtari kryesor i Real Madrid, Karim Benzema, është lënduar dhe kësisoj ka munguar në dy ndeshjet e fundit që ata kanë zhvilluar.

Sport

26/02/2021 11:06

Benzema mungoi edhe në paraqitjen e Los Blancos në Ligën e Kampionëve, ku fituan me shumë vështirësi me rezultat minimal 1-0, përcjell lajmi.net.

Francezi ka shënuar 17 gola në të gjitha garat për klubin madrilien këtë edicion dhe po rikuperohet nga lëndimi.

Megjithatë, ai nuk do të rikthehet në fundjavë për sfidën ndaj Valladolid, mirëpo do të jetë i gatshëm për derbin e qytetit kundër Atletico Madrid.

Gjatë dy sezoneve të fundit të Benzema, ai ka shënuar 57 gola dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë./Lajmi.net/