Meshkujt patjetër duhet t’i konsumojnë domatet, nuk do ta besoni çfarë ndikimi ka në organizëm

Domatet me sa duket janë të shëndetshme për meshkujt, sidomos nëse dëshirojnë të kenë fëmijë. Ato ndikojnë në përmirësimin e spermës.

Lifestyle

09/10/2019 12:20

Meshkujt që dëshirojnë të krijojnë familje duhet të hanë domate të gatuara.

Mjafton që meshkujt të hanë dy lugë gjelle me domate të gatuara, do të ndikojë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së spermës, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Përbërësi kryesor është “lycopene,”, ky kemikat i cili i jep domates ngjyrën e kuqe, tashmë mendohet se e ulë rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt si dhe e ulë presionin e gjakut.

Shkencëtarët të cilët e kanë futur “lycopene’ në formën e ilaçit dhe ia kanë kërkuar disa meshkujve që të marrin dy brenda ditës, kanë arritur të shohin ndryshime sa i përket farës së tyre. Këto ndryshime kanë qenë pozitive.

Ngrënia e domates apo më saktësisht përbërësit që gjendet në domate ka ndikuar në kualitetin më të fortë të spermës, gjë që do i jep burrave një shans më të fortë në ngjizjen e fëmijëve. /Lajmi.net/