Meshkujt duhet të heqin dorë nga kjo pije gjashtë muaj përpara se të provojnë të bëhen me fëmijë

Burrat duhet të shmangin pirjen e alkoolit para konceptimit, sipas hulumtimit të publikuar kohët e fundit.

Lifestyle

03/10/2019 11:16

Rreziqet e pirjes së nënave gjatë shtatzënisë janë të njohura, por një studim i ri thotë se baballarët duhet të pushojnë gjithashtu së konsumuari, transmeton lajmi.net.

Botuar në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, shkencëtarët thonë se të dy prindërit duhet të shmangin alkoolin për t’u mbrojtur nga defektet në zemër.

Hulumtimi u bazua në të dhënat e përpiluara nga 55 studime që datojnë nga 1991.

Studiuesit thonë se burrat që pinë para ngjizjes mund të shoqërohen me një rrezik të ngritur të problemeve të zemrës tek të vegjlit e tyre për 44%.

Autori i studimeve, Dr Jiabi Qin, i Shkollës së Shëndetit Publik Xiangya, Universiteti Qendror i Jugut, Kinë, sugjeroi që baballarët të heqin dorë nga pirja gjashtë muaj para se të provonin për një fëmijë, derisa nënat një vit.

Autorët gjithashtu vunë re se studimi ishte vëzhgues dhe nuk vërteton një efekt kauzal, as nuk vërteton se pirja e alkoolit nga babai është më e dëmshme për zemrën e fetusit sesa nga ana e nënës. /Lajmi.net/