Mesazhi emocionues me të cilin Griezmann përshëndetet me tifozët e Atleticos

Tashmë është zyrtare, Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

Sport

14/05/2019 22:40

Skuadra e Atletico Madrid konfirmoi dëshirën e lojtarit për t’u larguar nga ‘Wanda Metropolitano’ në fund të sezonit.

Po ashtu Atletico Madrid, ka publikuar një mesazh falënderues dhe përshëndetës të Griezmann, drejtuar tifozëve.

“Kanë qenë pesë vite të pabesueshme, faleminderit shumë për gjithçka, unë do t’iu mbajë në zemrën time”, ka deklaruar Griezmann, përcjell ‘lajmi.net’.

Griezmann te Atletico Madrid është transferuar në vitin 2014 nga Real Sociedad për 26 milionë euro./Lajmi.net/