Mes sfidave dhe braktisjes: Kodrinat që i bëjnë “roje” fshatit Shalë s’e ndalin ikjen e banorëve

Kodrinat malore që e rrethojnë duket se i bëjnë roje të bukurës dhe historisë që ka fshati Shalë i komunës së Lipjanit. Në rrugët, livadhet, malet e çdo në cep i këtij fshati është vulosur një histori, për të qenë zë i vlerave të këtij fshati. Rreth 4000 banorë vazhdojnë t’i japin gjallëri fshatit e…

Lajme

07/12/2022 22:45

Kodrinat malore që e rrethojnë duket se i bëjnë roje të bukurës dhe historisë që ka fshati Shalë i komunës së Lipjanit.

Në rrugët, livadhet, malet e çdo në cep i këtij fshati është vulosur një histori, për të qenë zë i vlerave të këtij fshati.

Rreth 4000 banorë vazhdojnë t’i japin gjallëri fshatit e të krijojnë kujtimet e tyre jetëore këtu. Fatkeqëisht, jo të gjithë ata që patën fatin të nisin jetën këtu e vazhduan rrugëtimin jetësor në këtë vend.

Shefki Kadriu ka përcjellur shumë gjenerata në rrugën e arsimimit, në shkollën e fshatit. Por, ish-mësuesi, ka kohë që disa prej nxënësve të tij e bashkëfshatar nuk i sheh në Shalë. Për shumë arsye, shumë banorë janë larguar nga ky fshat.

“Ka një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Shalës që po emigrojnë në këtë kohë, djemtë e rinj po shkojnë për fatin e tyre për të siguruar ekzistencën po largohen nga fshati. Po dalin edhe në qytet në Lipjan sidomos kanë blerë banesa por kryesisht po ikin jashtë, në Itali, Gjermani, Zvicër atje ku po munden të sigurojnë viza. Nuk e kam një informacion të tillë që dikush është kthyer prej vendit kur është larguar sepse këtu jetë fshatare kuptohet, jeta kulturore është e mangët jeta argëtuese nuk është në nivelin e duhur ka shumë mangësi të cilat u mungojnë djemve të rinjë dhe vajzave të reja”, ka thënë ai.

Ndryshimet që ka pësuar ky fshat ndër vite janë të mëdha. Shumëçka tashmë ka mbetur vetëm nostalgji, derisa periudhat kohore zor që lejojnë përputhje në ndonjë pikë që ka të bëjë me fshatin.

“Fshati Shalë më herët ka qenë një fshat bujqësorë, popullata është marrë me bujqësi kryesisht, kanë qenë të punësuar njerëzit në ndërrmarrjet shoqërore të asaj kohe, kanë pasur minierën e Magurës punëtorë ka pasur në farikën e letrës punëtorë, kështu që kanë jetuar jetën e tyre ashtu siç ka qenë koha. Është vështirë të bëhet një krahasim adekuat sepse tani standarti i jetës së fshatarëve ka ndryshuar shumë me kohën e atëhershme.Shtëpitë e fshatit kur i sheh tani japin një pamje krejt tjetër në raport me shtëpitë e atëhershme…, por edhe standarti i qytetarëve është më i lartë nga atëherë sepse njerëzit kanë mërguar dhe mërgimtarët po dërgojnë nga pak lek në vendlindje dhe ne qytetarët po përballemi”, tha ai.

Derisa braktisja ka filluar ta prek edhe Shalën, ata që kanë vendosur të mos shkëpusin lidhjen e fortë me vendlindjen përballen me disa mungesa, pavarësisht se shërbimet ofrohen.

“Po funksionon ambulanca shtëpia e shëndetit familjar ’Fehmi Shamolli’ mban emrin e atin burrit që është vrarë gjatë luftës dhe funksionon  mjeku vjen çdo ditë, laboranti është aty laboratori punon për ndihmat e qytetareve ka shërbime por sa janë cilësore ashtu janë si janë. Por mjek specialiste nuk ka është mjeku i praktikes se përgjithshme mjeku familjar”, është shprehur Kadriu.

Në mes të ndryshimeve që ka pësur e mund të pësojë, Shala mbetet toka që të bukurës ta ofron në pëllëmbë të dorës. /Lajmi.net/