Merret vendimi për 45-vjeçarin nga Prizreni që dyshohet se ka dhunuar nipin e tij 8-vjeçar

Nga Malësia e Re e Prizrenit mori rrugë për në Berat të Shqipërisë.

Lajme

25/11/2021 20:40

Atje B.K do ta vizitonte motrën.

Por 45 vjeçari, në cak nuk arriti meqë policia shqiptare e arrestoi në pikën kufitare në Morinë.

Ai nuk e dinte se ishte shpallur në kërkim me dyshimin se kishte dhunuar seksualisht nipin e tij 8 vjeçar.

Denoncimi ishte bërë nga i mituri bashkë me nënën e tij.

Nga policia në Berat i thanë Klanit se rasti ishte lajmëruar dy javë më parë, derisa akti dyshohet të ketë ndodhur para një muaji në shtëpinë e 45 vjeçarit në Malësi e Re.