Merret vendimi, Komuna e Prishtinës do t’i ndajë 500 euro për lehonat me asistencë sociale

Lajme

10/05/2022 14:22

Komuna e Prishtinës do t’i mbështesë me 500 euro nënat lehona të cilat janë përfituese të skemës sociale.

Kjo u bë e ditur gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, të martën.

Sipas Premtim Fazliut nga drejtoria për Mirëqenie Sociale, nga muaji janar deri në muajin prill kanë qenë 17 lindje të kësaj kategorie.

Në bazë të kalkulimeve të prezantuara, brenda një viti rreth 70 nëna lehona do jenë përfituese të kësaj skeme, ose në kosto financiare i bie 35 mijë euro.

Ndërkaq, ndihma përfshinë periudhën prej datës 1 janar 2022 dhe me mundësi që të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.