Merkel: Terrorizmi islamik mbetet sfida më e madhe
Terrorizmi islamik është sfida më e madhe që përballet Gjermania. Kështu ka thënë kancelarja Angela Merkel në urimin e saj për qytetarët për Vitin e Ri
Bota
Duke iu referuar sulmit vdekjeprurës me kamion në Berlin, i cili ndodhi nga një azilkërkues tunizian, ajo tha se i vjen të “pështirë” kur aktet e terrorit janë kryer nga personat që kanë kërkuar mbrojtje, shkruan BBC.
Ajo tha se 2016 ka qenë një vit i “testeve të rënda”, mirëpo e bindur se Gjermani do t’i kapërcejë ato.
“Ju jeni vrasës të mbushur me urrejtje, dhe ju nuk e përcaktoni mënyrën se si ne duam të jetojmë. Ne jemi të lirë, të vëmendshëm dhe të hapur”, u ka thënë Merkel terroristëve
Nga sulmi i fundit në Berlin u vranë 12 persona, kur terroristi Anis Amri, çoi kamionin drejtë turmës së njerëzve në tregun e Krishtllindjes.