Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë

Me fillimin e ardhjes së diasporës në Kosovë, është vërejtur rritje e ndjeshme e pritjeve në pikat kufitare. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin e Merdarës pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në një orë, ndërsa për dalje nga vendi shkojnë deri në 40 minuta, raporton lajmi.net Ngarkesë edhe…

Lajme

19/12/2025 16:42

Me fillimin e ardhjes së diasporës në Kosovë, është vërejtur rritje e ndjeshme e pritjeve në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin e Merdarës pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në një orë, ndërsa për dalje nga vendi shkojnë deri në 40 minuta, raporton lajmi.net

Ngarkesë edhe më e madhe raportohet në Jarinjë, ku mërgimtarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa pritjet për dalje variojnë nga 10 deri në 15 minuta.

Kolona të gjata janë regjistruar edhe në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, ku pritjet për hyrje në vend arrijnë deri në 50 minuta./Lajmi.net/