Mënyra më e thjeshtë për të pastruar furçat e makijazhit pa i dëmtuar
Një përdoruese e TikTok ka ndarë me internetin një mënyrë shumë të lehtë për të pastruar brushat e makijazhit që nuk i dëmton apo deformon ato fare.
Lifestyle
Një fanse e make up-it ka ndarë një truk të shpejtë për pastrimin e furçave të make-up dhe sfungjerin e make up-it në lavatriçe.
Në fillim të këtij muaji, përdoruesja e TikTok @malsabena postoi një video të titulluar, “Si t’i pastroni furçat me pak përpjekje”, e cila është parë gati 30,000 herë.
Në klipin e shkurtër, ajo ndau 4 hapa të thjeshtë për t’i pastruar blenderat dhe furçat pa bërë duart pis.
1. Si fillim ajo i vuri produktet në një këllëf jastëku.
2. Më pas shtoi një larës të lëngshëm, një filxhan zbutës rrobash dhe gjysmë gote pluhur larës.
3. Duke u siguruar që furçat të mos bien jashtë, ajo lidhi fundin e hapur të jastëkut në një nyjë.
4. Më pas i vuri në lavatriçe në “shpejtësinë dhe kohën më të ulët”.
Kur një ndjekëse e pyeti nëse furçat do të dëmtheshin, ajo iu përgjigj: “Unë kam vendosur furça nga primark, amazon & wilkco dhe ato janë si të paprekura. Kjo procedurë varet nga lavatriçja, nga programimi i saj në shpejtësinë më të ulët + koha”. /Lajmi.net/