Mënyra e çuditshme se si ushtarët e Koresë së veriut demonstrojnë forcën e tyre para liderit Kim Jong-un / Video

Mos i provoni këto gjëra në shtëpi, ju po që do të përfundoni në spital!

Fun

18/10/2021 13:44

Të gjithë e dimë se sa të përkushtuar janë qytetarët e Koresë së veriut ndaj liderit të tyre, por me sa duket nuk krahasohet me përkushtimin e ushtarëve, shkruan lajmi.net.

Në një performancë para liderit suprem, ushtarët kanë demonstruar fuqinë e tyre, duke treguar se sa të gatshëm janë për të mbrojtur liderin dhe shtetin e tyre.

Në video shihen ata teksa performojnë arte marciale, duke thyer drunj dhe tjegulla me shqelma dhe kokë.

Lideri suprem Kim Jong-un dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit korean verior ishin prezent për të parë prezantimin e forcave ushtarake. /Lajmi.net/