“Mëngjes i zakonshëm” për Assadin pas bombardimeve, dalin pamjet teksa shkon në zyrë

Përkundër bombardimeve, për Assadin dita e sotme ka nisur si zakonisht.

Bota

14/04/2018 08:49

Në twitter janë shpërndarë videot teksa ai arrin në zyrën e tij, transmeton lajmi.net

“Mëngjes qëndrueshmërie”, është shkruar në videon e publikuar nga zyra e liderit të Sirisë.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të sotëm Amerika bashkë me Francën e Britaninë kanë bombarduar Sirinë pas përdorimit të armëve kimike. /Lajmi.net/