Menaxheri i Twitterit vritet me armë zjarri

Njëri nga menaxherët e rrjetit social Twitter u qëllua për vdekje të premten në mbrëmje.

Auto & Tek

06/05/2020 22:42

Courtney Brousseau, një menaxher 22-vjeçar në Twitter, po shëtiste nëpër Parkun Dolores, në San Francisko, gjatë kohës kur u gjuajt me armë, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Ndërsa ai përshkonte parkun, dy burra dolën nga makina e tyre dhe hapën zjarr drejt tij, përpara se të iknin, njoftoi KTVU.

Sipas The San Francisco Chronicle, midis dy burrat hodhën rreth 50-60 plumba në drejtim të tij..

Një 18-vjeçar gjithashtu u plagos, por nuk pësoi dëmtime të rënda, sipas The Chronicle.

Brent Andrew, zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të San Franciskos, i tha mediumit Exit se Brousseau ishte në gjendje të rëndë, i cili vdiq në orën 7 të së hënës.

New York Post raportoi se menaxheri i rrjetit social ndihmoi njerëzit në mars, duke ofruar mbështetje financiare për ata që kanë nevojë gjatë pandemisë koronavirus.

Policia nuk ka arritur ende të identifikojë ndonjë të dyshuar apo të arrestojë ndokë ende. /Lajmi.net/