Memphis vazhdon me fitore

Basketbollistët e Memphis Grizzlies shënuan fitoren e tretë të njëpasnjëshme gjatë ‘turneut’ në Kaliforni. Në Staples Center, ata mposhtën Los Angeles Clippers me rezultat 106:102. Zach Randolph udhëhoqi Grizzlies duke shënuar 26 pikë dhe 15 kërcime në përballje me ish skuadrën e tij. Marc Gasol shtoi 23 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime kurse Mike…

Sport

19/11/2013 09:56

Basketbollistët e Memphis Grizzlies shënuan fitoren e tretë të njëpasnjëshme gjatë ‘turneut’ në Kaliforni. Në Staples Center, ata mposhtën Los Angeles Clippers me rezultat 106:102.

Zach Randolph udhëhoqi Grizzlies duke shënuar 26 pikë dhe 15 kërcime në përballje me ish skuadrën e tij. Marc Gasol shtoi 23 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime kurse Mike Conley kontribuoi me 15 pikë.

Tek vendasit, Blake Griffin u dallua me 23 pikë dhe 11 kërcime kurse Chris Paul shtoi 18 pikë dhe 11 asistime. Në ndeshjet tjera, Brooklyn Nets u mposhtën nga Portland me rezultat 98:108 kurse Chicago Bulls fitoi ndaj Charlotte 86:81.

Oklahoma City Thunder fitoi me rezultat të ngushtë kundër Denver Nuggets 115:113.

Rezultatet dhe realizatorët:

Brooklyn – Portland 98:108 (Livingston 23 – Matthews 24)

Chicago – Charlotte 86:81 (Deng 21 – Taylor 20)

Oklahoma City – Denver 115:113 (Durant 38 – Lawson 29)

Dallas – Philadelphia 97:94 (Ellis 24 – Turner 26)

Utah – Golden State 87:98 (Hayward 18 – Barnes 17)

LA Clippers – Memphis 102:106 (Griffin 23 – Gasol 23)