Meliza Haradinaj: Rizotimi me shkrim për mosdërgimin e FSK në veri është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas publikimit të letrës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i konfirmon zotimin KFOR-it se nuk do dërgohet FSK në veri pa miratimin e tyre. Haradinaj me një postim në Facebook tha se kjo është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës dhe se një gjë e tillë…

Lajme

22/01/2025 20:52

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas publikimit të letrës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i konfirmon zotimin KFOR-it se nuk do dërgohet FSK në veri pa miratimin e tyre.

Haradinaj me një postim në Facebook tha se kjo është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk duhet të kishte ndodhur nga ministri, Maqedonci, transmeton lajmi.net.

“Rizotimi me shkrim për mosdërgimin e FSK në veri në vitin 2024 nga qeveria Kurti (11 vite pas zotimit Thaçi 2013 kur Kosova nuk kishte ushtri me mandat ligjor) – është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës në 6 vjetorin e themelimit të saj me ligj e me mandat mbrojtjeje në çdo cep të Kosovës.

Tutje ajo pyet nëse për një gjë të tillë ka qenë e informuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministri Maqedonci NUK është dashtë t’a pranojë presionin eventual për rizotim as nga KFOR as nga Kryeministri. Automatikisht lindë pyetja: a është konsultuar Presidentja për përmbajtjen e këtij rizotimi – si Komandante Supreme e FSK?!”, ka shkruar Haradinaj.

Ja postimi i plotë: