Melihate Tërmkolli ia përmend Limajt tenderët milionësh
Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se deputetët e opozitës do të votonin nga pesë herë në rast se do të bëhej fjalë për ndonjë tender.

Lajme
Ajo i është drejtuar Fatmir Limajt, duke i përmendur akuzat e EULEX-it për korrupsion në tenderët 40 milionësh.
“Nëse nuk doni me votun thuajeni që s’po doni, se nuk është marre. Veç krejt e dimë se nëse kish qenë puna me votu për tenderë 80 milionësh, që EULEX-i ka evidentu që ka pas parregullsi, kishit votu ka 5 here se le më ka 2, Z. Fatmir Limaj”, ka thënë ajo .
Pas kësaj, ka reaguar Limaj, duke thënë se i vjen keq për deputeten e LDK -së.
“Me gjithë respektin për zonjën Tërmkolli, nuk dua të përgjigjem në këtë deklaratë fare. Kjo po tregon që nuk ka lidhje me çështjet juridike”,ja deklaruar Limaj
Krejt ky debat është duke u bërë në seancën ku po flitet për votimin e Gjykatës Speciale.